Ekspertja: Virusi mund të ketë ndryshuar, nuk kuptojmë ç’po ndodh në Itali

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Nuk po kuptojmë çpo ndodh në Itsli. Virusi mund të ketë ndryshuar”, ka deklaruar Drejtoresha e laboratorit të mikrobiologjisë klinike, virozave e bioemergjencave të spitalit Sacco të Milanos, Maria Rita Gismondo.

“Në Lombardi ka diçka që nuk po kuptojmë. Kemi kapërcyer numrin e viktimave të Kinës, në një zonë infinitisht të vogël në krahasim me Kinën e një periudhë kohore kaq të ngushtë.”

“Po ndodh diçka e çuditshme, thotë ajo, virusi në Lombardi është kaq agresiv sa nuk mund të shpjegohet. Hipotezat se pse janë të gjitha të vlefshme e një prej tyre është se virusi ndoshta ka ndryshuar.”

Ekspertja e mikrobiologjisë së spitalit të Milanos apelon botën e shkencës të bashkohen për të kuptuar. Nëse punojmë së bashku dhe e studiojmë, ndoshta arrijmë të kuptojmë se ç’po ndodh”, thotë ajo.

Share This Article