793 të vdekur nga koronavirusi në Itali

albnews
By
1 Min Read

Koronavirusi po vazhdon të marrë jetë në Itali dhe ky numër po rritet çdo ditë.

Gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuar nga kjo pandemi, ka arritur në 793 persona, 5000 persona janë infektuar dhe 1000 janë shëruar, raporton Rai Italia.

Italia e ka kaluar edhe Kinën për numrin e vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19. Kina është vendi ku është paraqitur për herë të parë virusi i ri, i cili pastaj ka përfshi tërë Botën.

Pas Italisë vendet më të prekura nga Covid-19 janë Spanja dhe Gjermania, transmeton Albuk Tv.

Share This Article