“El Clasico” e parë e sezonit, zbulohet data dhe orari kur do të luhet supersfida Barcelona-Real Madrid

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“El Clasico” e parë e sezonit tashmë ka një datë dhe orë. Takimi më i rëndësishëm i futbollit spanjoll do të luhet të shtunën e 28 tetorit 2023 në orën 16:15.

Kjo do të jetë përballja e parë mes Madridit dhe Barcelonës që do të luhet në “Estadi Olimpic Lluís Companys”. Ndeshja korrespondon me javën e 11-të të La Liga-s.

Ndërsa ndeshja e kthimit do të jetë në “Bernabeu” në fund të prillit. Përballja e fundit mes dy skuadrave daton në korrik të këtij viti në Shtetet e Bashkuara dhe që përfundoi me fitoren 3-0 të Barcelonës.

Nëse i referohemi ndeshjeve zyrtare, do të duhet të kthehemi në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së “Copa del Rey” të fituar nga Reali i Madridit, 0-4.

Share This Article