Një grup prej 15 elefantësh kanë shkaktuar dëme të mëdha një pjesën jugperëndimore të Kinës, përfshirë ngrënien e arave të tëra me misër dhe shkatërrimin e hambarëve, pasi u arratisën nga një kopsht në prill të këtij viti.
Gjatë javës së kaluar, këta elefantë gjithashtu zbrazën një rezervuar uji dhe shqetësuan fshatarët e brengosur për të mbjellat e tyre, raportoi televizioni shtetëror kinez, CCTV.
Është e paqartë se pse elefantët aziatikë – specie e mbrojtur me ligj në Kinë – ikën nga parku natyror kombëtar “Xishuangbanna” në provincën Yunnan, shkruan The Guardian.
Nga prilli, elefantët kanë ecur për 500 kilometra dhe janë përcjellë nga afër nga autoritetet dhe banorët. Qindra njerëz janë mobilizuar për të garantuar siguri publike. Deri më tani, këto kafshë kanë shkatërruar rreth 56 hektarë misër, duke shkaktuar dëm prej rreth 1 milion dollarësh.
Deri më tani nuk është raportuar për viktima, ndërsa banorët lokalë po përpiqen t’i mbajnë nën kontroll elefantët duke u ofruar ushqim dhe duke i bllokuar rrugët me kamionë.