Elez Biberaj i bashkohet thirrjes: E duam Shqipërinë si gjithë Europa

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Elez Biberaj, drejtori i Zërit të Amerikës për Euro-Azinë, personalitet i shquar shqiptaro-amerikan, i cili në vitin 1991, shoqëroi sekretarin Amerikan të Shtetit, James Backer në vizitën e tij historike në Shqipëri, i bashkohet sot thirrjes “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa” është një ndër mesazhet kryesore të manifestit të thirrur sot nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Këtë mesazh Biberaj e ka sjellë në rrjetet sociale pak orë para nisjes së manifestit, shoqëruar me një foto të marsit vitit 1991.

“Tiranë, mars 1991: E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”- shkruan Biberaj, krahas fotos.

Image

Share This Article