“Elon Musk është i interesuar të blejë Manchester United”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Elon Musk besohet se mund t’i ketë vënë syrin Manchester United. Dhe, ai është një ndër të paktët që mund ta blejë ekipin.

Duke cituar burime, britanikja Mail Online raporton se miliarderi është duke e monitoruar situatën nga afër dhe po sheh nëse del ndonjë mundësi në Old Trafford që nuk duhet ta humbasë.

Një numër të interesuarish, sipas raportimeve, kanë shprehur interesin dhe kanë firmosur kontrata konfidenciale që u lejojnë akses në “dhomën e të dhënave” për ekipin.

Mes tyre, janë një numër partish nga Arabia Saudite, të pavarura nga ato që zotërojnë Newcastle United. Kurse Musk, për pak sa nuk i vuri Twitter-it “zjarrin” kur shkroi që do të blinte United, përpara se më vonë të thoshte se ishte një shaka.

Në llogaritjen e fundit, pasuria e tij vlerësohej në 188.6 dollarë ndërsa në Tëitter, United ka 34.9 milionë ndjekës kurse Musk, 128.9 milionë të tillë.

Share This Article