• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 17, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Elon Musk, një gjeni apo budalla?

Elon Musk, një gjeni apo budalla?

by albnews
31 May, 2023
in Bota, Lajme rozë
0
4
VIEWS

Kur bleu Twitter në tetorin e vitit të kaluar, Elon Musk paraqiti një vizion të guximshëm mbi aplikacionin e famshëm. Miliarderi tha se blerja e tij ishte “hap i përshpejtuar” drejt ndërtimit të “X, aplikacionit mbi gjithçka”, duke imituar funksionalitetin e aplikacionit kinez WeChat, përmes të cilit përdoruesit mund të transferojnë para, të luajnë video-lojëra, të bëjnë blerje në internet dhe shumë gjëra të tjera.

Por deri më tani, përtej regjistrimit të një kompanie menaxhuese, X Corp, ka pak shenja përparimi drejt këtij të ashtuquajturi aplikacion për gjithçka. Kritikët më të ashpër të Musk paralajmërojnë se ai mund të përfundojë me një aplikacion “mbi asgjë”.

Pasi ka pushuar nga puna pjesën më të madhe të fuqisë punëtore të kompanisë, dhe ka ridizenjuar simbolet e aplikacionit për të treguar abonimin me pagesë, përvoja e përdoruesve e Twitter po përkeqësohet me shpejtësi. Shumë prej tyre mund të tundohen të largohen nëse në skenë shfaqet një alternativë.

Dhe ai që dikur cilësohej si një forum publik i lirë dhe i hapur, është shndërruar në një forum ku ata që paguajnë më shumë mund të jenë më të zëshëm, ndërsa të tjerët me shprehje më të thella dhe të kultivuara zhvendosen në skaje.

Gjendja problematike e Twitter, dhe premtimet e Musk për ridizajnimin e tij, janë pjesë e një tendence më të gjerë të njeriut të dytë më të pasur në botë që premton me tepri. Në vitin 2015, Musk tha për planet e Tesla-s për makinat që drejtohen vetë: “Unë supozoj se ne do të kemi makina me autonomi të plotë brenda 3 vitesh”.  

Në vitin 2017, ai premtoi se brenda disa muajsh “do të jemi në gjendje të tregojmë një automjet të tillë duke udhëtuar vetë nga Los Angeles në New York. Ndërkohë u tha investitorëve në prill 2019: “Vitin e ardhshëm, do të kemi me siguri në rrugë mbi 1 milionë taksi robotike”.

Dhe gjatë një video-konference me të njëjtët investitorë, gjithnjë e më të padurueshëm në janarin e vitit 2022, Musk tha: Supozimi im personal është se ne do të arrijmë të promovojmë makinat vetë-drejtuese brenda këtij viti”. Këto premtime të guximshme nuk janë realizuar ende.

Ne presim ende raportimet për premtimin e tij të radhës për makinat pa shofer. Ndoshta në vitin 2024 Elon? Por më i keq sesa premtimet e tij të tepruara është qëndrimi i Musk ndaj kritikëve të tij. Shembulli më i shëmtuar ndodhi në vitin 2018, kur zhytësi britanik Vernon Unsworth, shpëtoi jetën e 12 nxënësve të cilët ishin bllokuar në një shpellë të përmbytur në Tajlandë.

Unsworth, që më vonë mori medaljen e trimërisë për përpjekjet e tij, tha se zgjidhja e propozuar e Musk për t’i shpëtuar të rinjtë kishte qenë “e pazbatueshme”. Përgjigja e Musk ishte ta quante Unsworth një “djalosh të neveritshëm”, duke shkuar deri aty sa të shpenzonte dhjetëra mijëra dollarë për një hetues privat në një përpjekje për të vërtetuar pretendimin e tij të pabazë.

Më vonë kërkoi falje dhe i tërhoqi komentet e tij edhe sepse çështja përfundoi në gjykatë.  

Mbulimi mediatik i këtyre ngjarjeve, si dhe disa nga raportimet më pak të favorshme për sipërmarrjet e tjera tij, e kanë bërë miliarderin të kthejë vëmendjen tek gazetarët.

Musk i akuzon gazetarët se janë pjesë e një “media të shkollës së vjetër” që synon të mashtrojë publikun. Por midis prirjes së tij të vazhdueshme për hakmarrje, tek Elon Musk ka edhe shenja gjenialiteti. Sipërmarrësi ishte ende në të 20-tat kur start-upi i tij i parë në internet u shit për më shumë se 300 milionë dollarë, dhe në 30-at kur kompania tjetër, PayPal, u ble prej tij për 1.5 miliardë dollarë. Dhe pastaj është Tesla.  

Një arritje e madhe më vete është bindja e amerikanëve se makinat elektrike janë të lezetshme, duke përmbysur traditën e një industrie të madhe automobilistike, e ndërtuar gjatë dekadave nga gjigantët si Ford, Chrysler dhe Chevrolet. Por është diçka krejtësisht tjetër të kesh rritur një kompani kaq të suksesshme sa që tani vlen më shumë se këta 3 prodhues makinash të marrë së bashku.

Evolucioni i biznesit dhe teknologjia që qëndron pas tij, nuk ka qenë aspak i jashtëzakonshëm. Po ashtu Musk thotë se po zhvillon robotikën për të ndihmuar në kurimin e sëmundjeve të trurit kërcënuese për jetën, me synim hedhjen e hapave drejt një të ardhmeje transhumaniste.

Dhe qielli mbi ne nuk është kufiri për ambiciet e tij. Ai është i vendosur të realizojë një mision hapësinor në Mars për të krijuar qytetërimin e parë jashtë planetit tonë, në mënyrë që të mbrojë të ardhmen e racës njerëzore. Ka diçka dukshëm fisnike në këto projekte madhështore, kur Musk ka shumë para në pjesën e pasme të divanit të tij, për të jetuar në luks pjesën tjetër të jetës.  

Ashtu si me Twitter, shumë nga këto plane të guximshme mund të mos realizohen kurrë. Por ndoshta vetëm një budalla do të vinte bast kundër suksesit të tyre, sepse shumë njerëz patën të njëjtat parashikime të çuditshme për fatin e Teslës në fillimet e saj. Është shumë irrituese të mendosh se dikush që është në dukje kaq mendjemprehtë, mund ta shpëtojë një ditë njerëzimin nga zhdukja. Por ndërsa shanset janë të ulëta, ruajeni një fije shprese se ai mund ta arrijë këtë gjë.

Previous Post

U shkarkua nga drejtimi i Policisë Lezhë, Vehbi Bushati merr detyrën e re! Ja pozicioni i rëndësishëm që i ngarkohet

Next Post

“Përgjaket” pelegrinazhi! Autobusi me pasagjerë rrëzohet nga ura, 10 të vdekur

albnews

albnews

Related Posts

“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont
Bota

“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont

17 May, 2025
U nis duarbosh, por u kthye me disa marrëveshje, ja të gjitha investimet që Trump siguroi në Lindjen e Mesme
Bota

U nis duarbosh, por u kthye me disa marrëveshje, ja të gjitha investimet që Trump siguroi në Lindjen e Mesme

17 May, 2025
Thriller në Slloveni, deputeti ngjitet në çatinë e Parlamentit për të kryer vetëvrasje
Bota

Thriller në Slloveni, deputeti ngjitet në çatinë e Parlamentit për të kryer vetëvrasje

17 May, 2025
Next Post
“Përgjaket” pelegrinazhi! Autobusi me pasagjerë rrëzohet nga ura, 10 të vdekur

"Përgjaket" pelegrinazhi! Autobusi me pasagjerë rrëzohet nga ura, 10 të vdekur

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

17 May, 2025
“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbalet e KQZ. Kutitë e Beratit 88% votë për PS

“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbalet e KQZ. Kutitë e Beratit 88% votë për PS

17 May, 2025
Man Utd vendosi dy rekorde tronditëse në Ligën Premier pas humbjes nga Chelsea

Man Utd vendosi dy rekorde tronditëse në Ligën Premier pas humbjes nga Chelsea

17 May, 2025
“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont

“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont

17 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4709 shares
    Share 1884 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM