Numri i kalimeve të jashtëligjshme kufitare në Bashkimin Evropian është rritur në nivel rekord në shtatë muajt e parë të këtij viti, me 176.000 përpjekje për t’u futur në bllok, sipas agjencisë për menaxhimin e kufirit e BE-së, Frontex.
Kjo është shifra më e lartë për këtë periudhë kohore që nga viti 2016, dhe përbën një rritje prej 13 për qind. Vetëm në muajin korrik, 42.700 njerëz e kaluan kufirin ilegalisht, një rritje prej 19 për qind krahasuar me muajin korrik 2022. Megjithatë, Frontex raportoi se ka një rënie të kalimeve përmes Ballkanit Perëndimor, që është itinerari i dytë më i përdorur nga emigrantët.
Më shumë se 52 200 emigrantë u përpoqën të futen në BE përmes kësaj rruge, duke shënuar rënie prej 26 për qind, kryesisht për shkak të politikave më të ashpra për vizat. Sipas të dhënave, më shumë së gjysma e përpjekjeve për të hyrë ne vendet e BE, u bënë përmes Mesdheut qendror, për shembull, nga Libia dhe Tunizia drejt Sicilisë dhe Maltës.