Emigrimi masiv drejt ishullit, ambasadori britanik nis një tur në Kukës dhe Tropojë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada Britanike në Shqipëri njoftoi se ambasadori Nicholas Abbott nisi turin duke vizituar Kukësin më 8 Tetor, ndërsa Tropojën më 9-10 Tetor.

“Ne po dëshmojmë partneritetin e fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë përmes mbështetjes britanike për të ardhmen e veriut të Shqipërisë duke u fokusuar tek të rinjtë”, njofton ambasada.

Ky tur i Ambasadës nxjerr në pah nismat e rëndësishme të financuara nga Mbretëria e Bashkuar në këtë rajon, të cilat përqendrohen në nxitjen e inovacionit, arsimit, sipërmarrjes dhe krijimit të vendeve të punës. Banorët do të mësojnë për mundësitë për të marrë pjesë aktive në këto nisma.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott tha gjatë vizitës së tij në Kukës:

“Mbretëria e Bashkuar është partneri juaj për rritjen ekonomike dhe sipërmarrjen. Ne besojmë në potencialin e Shqipërisë dhe jemi të angazhuar të punojmë me ju si Partnerë për Përparim.”

https://www.facebook.com/ukinalbania/videos/1076960310483737

Si pjesë e këtij turi, Ambasada Britanike po thekson gjithashtu edhe suksesin e pesë të rinjve, të cilët kanë vendosur ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri, duke treguar ndikimin pozitiv të bashkëpunimit mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.

Share This Article