Leku forcon pozitat përballë euros, humb terren ndaj dollarit

albnews
By
1 Min Read

Në tregun e këmbimit valutor vendas, leku forcoi pozitat e tij ndaj euros, ndërsa humbi terren përballë dollarit amerikan.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë për ditën e sotme, dollari u forcua me 0.16 pikë dhe këmbehet me 90.04 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.06 pikë dhe këmbehet me 98.72 lekë.

Po ashtu, paundi britanik u forcua me 0.04 lekë, duke u kuotuar në 117.75 lekë, ndërsa franga zvicerane këmbehet me 105.08 lekë, ose 0.01 lekë më pak se ditën e martë.

Ekspertët sugjerojnë se tregu karakterizohet nga një ofertë e qëndrueshme e euros, e cila po përfitohet nga fluksi i rritur nga turizmi, investimet e huaja dhe remitancat.

Share This Article