Emiriana Sako, Durres, takim me gra e vajza nga diaspora. (video)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fuqizimi i statusit të gruas në shoqëri, familje, ekonomi, politikë e çdo fushë të jetës është dimension themelor për zhvillimin e një shoqërie të hapur, demokratike e të lirë. 👩‍🎓👩‍🔬👩‍🌾👩‍⚖️

Bashkë me Koordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Fiona McCluney, ishim pjesë e një aktiviteti fokusuar te barazia gjinore dhe mbrojtja e të drejtave të grave dhe vajzave.

Gratë dhe vajzat janë mbështetje shumë e madhe, por edhe fokus i punës së Bashkisë, për fuqizimin e rolit të tyre, barazinë gjinore dhe ndihmës ndaj grave me probleme sociale.

Në qendrat tona sociale rreth 1️⃣6️⃣0️⃣0️⃣ individë marrin mbështetje.

Fakti që Bashkia e Durrësit pas më shumë se 3 dekadash pluralizëm drejtohet nga një grua e ku 54% e listës së kandidateve për këshill bashkiak përfaqësohet nga gra e vajza profesioniste të fushave të ndryshme, është tregues i qartë i vizionit të Partisë Socialiste për forcimin e rolit të gruas në vendimmarrje.

Share This Article