Meta: Të mos tjetërsohet asnjë votë gjatë numërimit

albnews
By
1 Min Read

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka bërë thirrje që asnjë votë të mos tjetërsohet gjatë procesit të numërimit.

Meta në Facebook bën apel që të ruhet qetësia deri në shpalljen e rezultateve.

Presidenti shton se çdo votë në kuti do të numërohet dhe rinumërohet deri në fund.

“Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit.
Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve.
Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.
Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund”, shkruan Meta.

Share This Article