Emma Watson mahnit me një fustan veror në Saint Tropez, mes thashethemeve për një lidhje të re

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Emma Watson u pa duke shijuar një shëtitje buzë detit në Saint Tropez, ku tërhoqi vëmendjen me një fustan maxi me pika të kuqe dhe aksesorë të thjeshtë verorë.

Aktorja 35-vjeçare dukej në humor të mirë teksa dëgjonte muzikë dhe ecte përgjatë bregut, vetëm pak javë pasi u fotografua në Oksford me një burrë misterioz.

Në fillim të verës, Emma u pa në një takim romantik në parkun Port Meadow, ku po pikturonte dhe piknikonte me një shoqërues mashkull, shkruan DailyMail.

Kalimtarët i përshkruan si një çift të qeshur e të relaksuar. Më herët, ajo ishte lidhur me studentin e Oksfordit, Kieran Brown, ndërsa më parë kishte pasur një marrëdhënie 18-mujore me Brandon Green, djalin e manjatit Sir Philip Green.

Burime të afërta thonë se Emma duket e lumtur dhe e çliruar në lidhjen e saj të re.

Ajo aktualisht ndan kohën mes SHBA-së dhe Oksfordit, ku po ndjek një master me kohë të pjesshme, dhe është parë shpesh në qytet në shoqërinë e partnerit të saj të ri. /Telegrafi/

Share This Article