Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Durrës. Policia njofton se dy të rinj janë vrarë me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë një karburanti në Manëz.
Viktimat janë 23-vjeçari Aranit Kurti dhe 33-vjeçari Flori Paluçi.
Konflikti ka nisur për një kafe dhe gjatë debatit Flori Paluçi ka vrarë me armë zjarri Aranit Kurtin. Pas këtij veprimi 21-vjeçari D.P. ka vrarë me armë Flori Paluçin.
“Janë konfliktuar për motive të dobëta në lokal për një kafe, “pse nuk e ndez ekspresin”. Pas debatit Flori Paluçi ka vrarë me armë zjarri Aranit Kurtin, pas këtij veprimi më pas shtetasi D.P. ka vrarë me armë Flori Paluçin”, .
Ngjarja e rëndë ndodhi në Manzë të Durrësit në një karburant.
“Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobëta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P.”, njofton Policia.
Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.