Dinamika/ “Gjithçka nisi kur Danieli…”, shoqërohen 5 persona mbi vrasjen e dyfishtë në Durrës. Ja çfarë dëshmuan para hetuesve!

albnews
By
1 Min Read

Pesë persona shoqërohen në komisariat për vrasjen në Durrës, ku humbën jetën Arianit Kurti dhe Flori Paluçi.

Mësohet se të gjithë të shoqëruarit ishin në lokal në momentin e ngjarjes, ndërsa kanë dhënë para hetuesve tyë njejtin avriant, pra q♪ konflikti ka nisur për ekspresin e kafesë.

Sipas të dhënave nga grupi hetimor, Daniel Pepa, së bashku me Arianit Kurtin kanë shkuar në lokal dhe Danieli i ka kërkuar kamarierit të lokalit që t’i bënte një kafe.

Kamarieri i është përgjigjur që ekspresi ishte i fikur dhe se nuk mund të bënte kafe. Më pas, sipas informacioneve, Danieli i ka kërkuar që ta ndizte ekspresin duke përdorur edhe fjalë fyese në drejtim të kamarierit.

Aty ka ndërhyrë Flori Paluçi, i cili i ka thënë që ti nuk mund ta fyesh, pasi kamarieri është ulur në tavolinë me mua. Pas këtij momenti kanë nisur debatet verbale mes tyre dhe kanë degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Sipas dinamikës paraprake, i pari që ka qëlluar është Flori Paluçi, i cili ka vrarë Arianit Kurtin, dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin.

Share This Article