EMRI/ Tentoi të qëllojë efektivët, arrestohet ish-kryebashkiaku i PS

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bici është arrestuar për shkak të një gjobe të vendosur në automjetin e djalit të tij, pasi ky i fundit kishte parkuar në vendin e rezervuar për policinë e Gramshit

Ish-deputeti Dritan Bici është arrestuar nga efektivët e policisë së Gramshit.

Bëjmë me dije se Bici ka shërbyer më parë edhe si kryebashkiak në qytetin e Gramshit për Partinë Socialiste,

Mësohet se Bici është arrestuar për shkak të një gjobe të vendosur në automjetin e djalit të tij, pasi ky i fundit kishte parkuar në vendin e rezervuar për policinë e Gramshit.

Bici ka debatuar dhe është përplasur me efektivët e policisë së Gramshit deri në momentin kur ish-deputeti ka tentuar të qëllojë një prej dy efektivëve të policisë.

Për pasojë ai është arrestuar nga policia me akuzën e kanosjes së efektivëve të policisë, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan vendosi masën e arrestit detyrim për paraqitje për ish-deputetin Bici.

Share This Article