EMRI/ Vritet e reja shqiptare në Itali, i plagosur edhe i vëllai

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 38-vjeçare shqiptare u gjet e vrarë në banesën e saj në Scaldasole, një fshat në provincën e Pavias.

Bëhet fjalë për Anila Rucin, e cila sipas mediave italiane është vrarë me thikë në fyt, ndërsa jashtë shtëpisë së saj u gjet i plagosur me thikë i vëllai, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Deri tani rrethanat e kësaj ngjarje janë misterioze.

Alarmin për ngjarjen fillimisht e ngriti estetistja e Rucit, pasi kjo e fundit kishte lënë një takim në dyqan. I dërgova një mesazh sepse kishte humbur edhe takimin e parë, duke e pyetur nëse donte të vinte edhe me gjysmë ore vonesë. Nuk mu përgjigj, nuk pa as mesazhin’, tha Marika Fama, drejtuesja e qendrës estetike.

Estetistja ka treguar se Ruci kishte shkuar të banonte aty në muajin Qershor.

‘Vëllai u bashkua me të në tetor, pas verës. Por ai nuk flet italisht. E shikoja vetëm kur dilte nga shtëpia dhe ecte për të shkuar në lokal. Nuk e di nëse punonte’, ka treguar Fama.

Ajo ka treguar se pasi Anila nuk i ka kthyer përgjigje ka shkuar në lokal për një kafe. Aty ka parë të vëllain e viktimës i cili ishte zvarritur deri në ambientin e jashtëm dhe kërkonte ndihmë nga bashkatdhetarët e tij.

‘Pashë të vëllain e saj, i cili kërkonte bashkatdhetarë pasi nuk di italisht, për të kërkuar ndihmë, por nuk e kuptova se çfarë po ndodhte dhe u ktheva në dyqan. Pastaj pashë ambulancën të cilët morën vëllain ndërsa para apartamentit vendosën shirita’, tha ajo.

Autoritetet pritet ta marrin në pyetje për të mësuar versionin e tij të ngjarjeve, ndërsa po vijojnë hetimet në përpjekje për të përshkruar dinamikën e saktë të asaj që ndodhi.

Share This Article