Ende ka gjurmë të Çernobilit në Gjermani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rreth 95 për qind e mostrave të kërpudhave të egra, të mbledhura në Gjermani në gjashtë vitet e fundit, këto të fundit ende shfaqin ndotje radioaktive nga katastrofa bërthamore e Çernobilit. Ani pse ndotja nuk është mbi kufijtë ligjorë, ekspertët thonë se kjo do të vazhdojë edhe më tutje.

Përqendrimet e larta të izotopeve cezium-137 dhe cezium-134, që mbajnë shkrimin karakteristik të shpërthimit të Çernobilit, u gjetën veçanërisht në Gjermaninë jugore.

Mbetjet radioaktive thuhet se do të jenë prezentë edhe për vite me radhë në ekosistem, ndonëse në shifra më të ulëta dhe të parrezikshme.

Shpërthimi i reaktorit të Çernobilit më 26 prill 1986 ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në botën e gjallë. Mijëra njerëz kanë vdekur nga ky shpërthim, ndërsa ndotja ka bërë që mijëra të tjerë të preken nga kanceri dhe sëmundjet e tjera.

Share This Article