ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë 6 hours ago
Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës 6 hours ago
Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri 6 hours ago
Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA 6 hours ago
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 12 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Ëndrra e “bukur” e një realiteti të hidhur

albnews by albnews
3 March, 2021
in Albania, UK
0
Ëndrra e “bukur” e një realiteti të hidhur
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Dalja nga diktatura në demokraci shqiptarëve shqiptarët s’u doli sipas llogarive.

Bota e re nuk ishte aspak ajo që kishin shpresuar. Prandaj, do të iknin edhe nga ajo. Drejt një bote tjetër, matanë ujit, me plot të panjohura.

RelatedPosts

Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Skandali Epstein/Foto të reja nga prona e Epstein tregojnë Trump, Andrew dhe Bill Clinton (video)

Pamjet e anijes “Vlora”, që gati sa nuk përmbysej nga pesha dhe njerëzit që nuk qëndronin dot në të, ndaj kërcenin në ujë, janë po aq tronditëse 30 vjet pas.

Dhe, po aq aktuale. Ikja e shqiptarëve vazhdon. Nuk është më ashtu e vrazhdë dhe e shumtë, por është ikje nga vrazhdësia e një realiteti.

Nuk ka më anije. Tani ka kamionë. Edhe pse destinacioni nuk është më i njëjti, pak ndryshojnë arsyet.

Bazuar në një studim të publikuar më 2017, kryer nga Gallup International, Shqipëria renditet e katërta në botë për nga numri i atyre që duan ta lënë vendin.

Rezultatet e një matje tjetër, të realizuar nga Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale në vitin 2018, tregojnë që 52% e shqiptarëve mes moshës 18-40 vjeç duan të largohen nga Shqipëria.

Ndërsa, sipas hulumtimit të Fondacionit “Friedrich Ebbert”, 40% e shqiptarëve kanë shprehur dëshirë të ikin në një vend tjetër.

Megjithëse vërehet një trend në rënie, mesatarja e këtyre tre matjeve rezulton 51%. Pra, më shumë se gjysma e shqiptarëve e kanë për synim që ta lënë Shqipërinë.

Për në Angli, që në 1998-ën

Gjino Gj. tregon se për herë të parë ka emigruar në Britaninë e Madhe në vitin 1998. “Si një i ri, energjia dhe dëshira për t’u larguar nuk më mungonte”, tregon ai.

“I lodhur edhe nga rrëmujat dhe kriza financiare”, Gjino zgjodhi Britaninë për të vetmen arsye, që të largohej sa më shumë nga Shqipëria.

“Kisha të afërm në Itali dhe Greqi, por nuk më pëlqenin si vende. Ishin afër Shqipërisë dhe e dija se nëse do më merrte sado pak malli do kthehesha dhe do mbetesha këtu. Prandaj zgjodha një vend të largët si Anglia”.

Gjino i thotë Albanian Post se ne 1998-ën kishte paguar rreth 300 mijë lekë (të reja) që të mbërrinte në Londër.

“Në ato vite, Anglia nuk e kishte këtë ‘famë’ që ka vitet e fundit. Më shumë ishte eksperiment nga ana ime, nuk është se njihja njerëz që kishin shkuar atje. Paratë, ia mora vëllait që e kisha në Greqi dhe u nisa”.

Ai tregoi rrugën që kishte ndjekur. Tha se nga Vlora kishte hipur në një gomone drejtë Italisë. Më pas, kishte udhëtuar për në Francë me një shokun e vet, ku kishin ndenjur për një javë.

Një i tretë, që Gjinos i tha se ishte italian, iu gjeti kamionin i cili shkonte në Angli. “Unë, së bashku me atë shokun, u futëm fshehurazi në kamion. Udhëtimi zgjati diku tek 6 orë 30 minuta ”.

11 vjet, deri në 2009, kishin kaluar për Gjinon pa ardhur në Shqipëri.

Lumturia shpirtërore për të mira materiale

Nikolin L., 21 vjecar, në janar mbushi një vit prej kur kishte shkuar në Angli. Së bashku me disa shqiptarë të tjerë, ai i hipi avionit dhe nga Italia shkoi në Irlandë.

“Atje, na zbuluan se ishim me karta identiteti falso dhe na mbyllën në një dhomë”, rrëfente Nikolini. “Në Irlandë, qëndruam disa ditë”.

Ai përshkroi temperaturat e ulta dhe dhomën pa ngrohje.”Fatmirësisht, pas disa orësh vuajtje dhe të dridhurash nga të ftohtit, një oficer i policisë irlandeze erdhi për të na takuar”, rrëfen ai.

Nikolini, së bashku me shqiptarët e tjerë kishin kërkuar azil, ashtu siç i kishin udhëzuar personat që i kishin dërguar në Irlandë.

“Pas disa ditësh në kampet e Irlandës, takuam disa shqiptarë në Dublin, të cilën na cuan deri në Angli”.

Udhëtimi i kushtoi familjes së Nikolinit 12 mijë funte. Para të marra borxh.

Me shpërthimin e pandemisë në mars të 2020-ës dhe me mbylljen e shumë bizneseve, për Nikolinin viti i kaluar ishte më i keqi.

Ai s’kishte patur mundësi të punonte për një periudhë prej 4-5 muajsh. Kishte vështirësi ta paguante qiranë dhe nuk kishte mundur për një vit t’iu dërgonte para familjarëve që të shlyenin një pjesë të borxhit.

Të dy, si Gjino dhe Nikolini, nuk janë penduar se kanë ikur në Angli. Fakti që sipas tyre Shqipëria nuk iu jepte atë që po iu jep vendi i huaj, nuk i mërzit aspak.

“Është e vërtetë që guri peshon rëndë në vendin e tij, por në Shqipëri më dukej vetja si pendë”, mbyll rrëfimin e tij Nikolini.

Nga Orges Permargjeta/ Albanianpost.com

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë

Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë

13 December, 2025
Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

13 December, 2025
Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

13 December, 2025
Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result