Enver Hoxhaj: Gjykata Speciale nuk do të konfirmojë aktakuzën mbi Kadri Veselin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë në T7 se Gjykata Speciale nuk do ta konfirmojë aktakuzën mbi kreun e PDK’së, Kadri Veseli.

“Perceptimi se Gjykata Speciale mund të veprojë ka shtuar presionin mbi ne. Kjo deklarata e Gjykatës Speciale ka krijuar një presupozim se për shkak të kësaj Gjykate nuk do të marrim ndonjë vendim. Së dyti, sjellja jon politike ka qenë tipike prej vitit 2004-2007. Në situata kritike nuk kemi qenë kundër shtetit”, tha Hoxhaj.

“Perceptimi nga mediet ka bërë që çfarëdo të themi ne duket sikur po fshehim apo po presupozojmë dicka tjetër. Nuk është opsion real dhe serioz. Nuk është qëndrim i joni zyrtar. Por nuk mund ti ndalim njerëzit që të japin mendimet e tyre. As ata brenda PDK’së. Demokracia e brendshme lejon qëndrime të ndryshme“, shtoi Hoxhaj. 

Share This Article