Haradinaj: Agim Ramadani, ushtari i parë shqiptar që shkuli gurin e kufirit që ndante shqiptarët, ra heroikisht për të mbetur i gjallë

Share

Agim Ramadani i dha vulë betejës së Koshares, së bashku me Sali Çekaj e Xhemajl Fetahaj, duke e bërë atë unike dhe të pavdekshme, ka thënë sot kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në 26-vjetorin e rëniës së Agim Ramadanit.

“Në përvjetorin e përjetësisë kujtojmë dhe nderojmë trimërinë e pashembullt të tij, si strateg dhe ndërtues i unitetit çlirimtar. Ai ndoqi deri në frymën e fundit betimin e tij për të mos vdekur pa luftuar!”.

Haradinaj tha se Ramadani ishte i pari ushtar shqiptar “që shkuli gurin e kufirit që ndante shqiptarët, ra heroikisht te Rrasa e Zogut, për të mbetur i gjallë në kujtesën e popullit dhe të shtetit të Kosovës”.

“Kujtojmë sot trimat e UÇK-së që, krahas komandant Katanës, do të kujtohen përherë si heronjtë e thyerjes së kufirit mes shqiptarëve: Abush Loku, Bashkim Jasiqi, Ramiz Krasniqi, Rifat Çelaj, Arben Jusufi, Driton Veliu, Emri Curri, Harun Beka, Rifat Salihaj, Rrahman Tafa dhe Sylejman Shala. Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit