Epoka e Contes nis me fitore te Tottenhami

albnews
By
1 Min Read

Epoka e Antonio Contes ka nisur me fitore te skuadra e Tottenhamit.

Tottenhami të enjten në mbrëmje fitoi ndaj Vitesses me rezultatin 3:2, ku u panë edhe tre kartonë të kuq.

Heung-Min Son, Lucas dhe autogoli i Rasmussen, mjaftuan që Tottenhami të krijojë epërsi prej 3:0 pas 28 minutash. Rasmussen dhe Bero realizuan më pas për holandezët dhe ndeshja në fund u mbyll 3:2.

Te Tottenhami me të kuq u përjashtua Romero, kurse Dekhi dhe Schubert u përjashtuan nga loja te Vitesse.

Reprezentuesi i Kosovës, Toni Domgjoni, ishte në bankën rezervë te Vitesse.

Tottenhami në Grupin G në Ligën e Konferencës renditet në vendin e dytë me shtatë pikë, tri më pak se lideri Rennes.

Vitesse është i treti me gjashtë pikë, kurse Mura në vendin e fundit pa pikë.

Share This Article