Erdogan: Do të punoj me Bidenin për t’i sjellë Kosovës njohje të reja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se do të punojë që shtetit të Kosovës t’i sjellë njohje të reja.

Në një deklarim për media turke, Erdogani ka thënë se këtë çështje do ta diskutojë edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Le të punojmë bashkërisht për njohjen e Kosovës. Do t’ua propozoj atyre këtë”, ka shtuar ai, raporton Reuters.

Viteve të fundit njohjet për Kosovën janë ndaluar. E fundit ishte ajo e Izraelit, si efekt nga Marrëveshja e Uashingtonit. Në anën tjetër, Serbia vazhdimisht pretendon se Kosovën e kanë çnjohur disa shtete. Deri më tani Republikën e Kosovës e kanë njoftuar 117.

Share This Article