Erdogani i drejtpërdrejtë: Disa vende perëndimore duan përshkallëzimin e luftës në Ukrainë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë vizitës së tij në samitin e Pragës, presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, foli dhe për konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë, duke qenë se vendi i tij dhe ai vetë janë angazhuar më shumë se çdokush tjetër për arritjen e paqes dhe ndërmjetësimin e marrëveshjeve mes dy palëve.

Përpara gazetarëve, lideri turk u shpreh se ndonjëherë është më mirë një paqe e keqe sesa vetë lufta.

Erdogan shkoi dhe më tej duke thënë se ka disa vende në Europë që preferojnë provokimin dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti, por pa i përmendur me emër.

Ndërkohë, lufta në Ukrainë është në një nga momentet më të tensionuara që nga fillimi i saj, më 24 shkurt. Kriza e brendshme e Rusisë për humbjen e territorit në Ukrainë, kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore, paralajmërimi i Josep Borrell se jemi në fazën “më të rrezikshme” të luftës. Ngjarjet dhe deklaratat e javëve të fundit tregojnë se konflikti është duke evoluar në një fazë më agresive.

Share This Article