“Është periudha kur fushata e zgjedhjeve parlamentare në BE është në kulm”- Vuçiç: Pres presion të madh ndaj Serbisë për Kosovën në muajt e ardhshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se pret që “presioni më i madh” për çështjen e Kosovës t’i bëhet Serbisë në janar dhe shkurt. Në një intervistë për “TV Prva”, Vuçiç ka thënë se ajo është periudha kur fushata e zgjedhjeve parlamentare në BE është në kulm.

Pasi ashtu mendojnë se do të fitojnë ndonjë votë shqiptare apo ku ta di se çfarë, pasi ata janë të gjithë njerëz që nuk mbështesin vetëm Kosovën e pavarur, por janë lobistë të dalluar shqiptarë. Vetëm këtë duhet ta dinë njerëzit në Serbi. Ata që janë në anën e një liste, ‘Serbia kundër dhunës’ e kritikojnë qeverinë në Beograd, 95 për qind e tyre janë lobistë të shquar shqiptarë”, tha Vuçiç, duke përmendur edhe raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Vuçiq tha se përgjigja e tij për zyrtarët evropianë mbetet e njëjtë “dhe s’mund të interepretohet në mënyrë tjetër”.

Ai ka thënë se interesi i Serbisë është “Ballkani i Hapur”.

Share This Article