ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus 4 hours ago
Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar 4 hours ago
Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë 4 hours ago
8 muaj në duart e talibanëve, ribashkimi emocional i çiftit britanik me vajzën e tyre 4 hours ago
Premier League/ Nuk ka minuta për Brojën, ndalet Tottenham. Rezultatet e katër ndeshjeve 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Është vetëm një stacion në një rrugë ende të përpjetë”- Rama bën bilancin e turizmit: Rreziku që ky nam i madh të kthehet në bumerang është real

albnews by albnews
3 October, 2023
in Albania
0
“Është vetëm një stacion në një rrugë ende të përpjetë”- Rama bën bilancin e turizmit: Rreziku që ky nam i madh të kthehet në bumerang është real
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri Edi Rama ka bërë sot bilancin e sezonit turistike, që siç u shpreh ai vazhdon ende. Sipas kreut të qeverisë, gjithçka është dëshmuar në këtë sezon është rezultat i një pune këmbëngulëse, por theksoi se arritje e këtij viti “është vetëm një stacion në një rrugë që është ende e përpjetë”.

Duke mos u shprehur shumë euforik, kryeministri tha se bumi turistik i këtij viti na vuri para sfida të mprehta që duhe të nisin të adresohen.

RelatedPosts

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë

Konsumuan karamele me kanabis, ja si paraqitet gjendja e 3 motrave të mitura në Korçë

Sipas tij, rreziku që ky nam i madh dhe i mirë të kthehet në bumerang është real.

“Kjo është hapja e një procesi diskutimi që ne do ta vazhdojmë me të gjitha grupet e përfshira në përpjekjen e përbashkët për ta kthyer Shqipërinë e vitit 2030 në një vend kampion të turizmit në rajonin tonë.

Gjithçka kemi dëshmuar në këtë sezon është rezultat i një pune këmbëngulëse, i një përpjekje të madhe, i një numri faktorësh por nga ana tjetër është një arritje e cila në asnjë mënyrë nuk duhet të na bëjë që të ndihemi sikur kemi arritur vërtet. Është vetëm një stacion në një rrugë që është ende e përpjetë.

Bumi turistik i këtij viti, përtej të gjitha efekteve pozitive na vuri para sfida të mprehta që ne duhet të fillojmë ti adresojmë. Duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm në të gjithë nivelet e qeverisjes, por edhe sektorin e sipërmarrjes në turizëm që rreziku që ky nam i madh dhe i mirë të kthehet në bumerang në 2-3 vite është real. Mund të kthehet në bumerang nëse ne nuk do të jemi të përgatitur për të përballuar një kërkesë që do jetë më e madhe vitin e ardhshëm.

Impakti i këtij pasqyrimi global të kësaj surprize të quajture Shqipëri do të rrisë interesin dhe do sjellë më shumë kërkesë vitin e ardhshëm.

Kemi shumë arsye që të jemi krenar për punën që kemi bërë, të ndihemi të shpërblyer për përpjekjen dhe durimin për ti ngjitur shkallët nga një pikënisje jo fort inkurajuese dhe nga ana tjetër kemi para nesh edhe shenjat para faktit që ne m und të ndërtojmë një Shqipëri turistike, e cila të shtrihet përgjatë 365 ditëve të vitit.

Për ta bërë këtë sigurisht që duhet të jemi të vetëdijshëm se cfarë kemi arritur dhe cfarë ajo kemi arritur do të sjellë si sifdë.

Shtatori është mbyllur me 1.1 mln vizitorë të huaj. Është një shifër shumë më e lartë se ajo e shtatorit të kaluar.

Këtë vit kemi pasur nivelin më të lartë të sigurisë në 30 e kusur vite. Minus 40 % vrasje krahasuar me vitin e kaluar”, tha ndër të tjera kryeministri Edi Rama.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

20 September, 2025
Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar

Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar

20 September, 2025
Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë

Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë

20 September, 2025
8 muaj në duart e talibanëve, ribashkimi emocional i çiftit britanik me vajzën e tyre

8 muaj në duart e talibanëve, ribashkimi emocional i çiftit britanik me vajzën e tyre

20 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result