Euro 2024 – Shqipëria bën detyrën, mposht 3 me 1 Ishujt Faroe. Ngjitet e dyta në grupin E

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbyllet me rezultatin 1-3 ndeshja Ishujt Faroe-Shqipëri. Kuqezinjtë marrin me vete 3 pikët. Një lojë shumë e bukur nga kombëtarja jonë, e cila pati mundësinë që të fitonte edhe më thellë. Shumë raste të humbura dhe mbi të gjitha një penallti që nuk u shënua nga Cikalleshi.

I pari që shënoi ishte Bajrami në minutën e 20. Por kuqezinjtë pavarësisht rasteve të shumta dhe një penalltie të humbur shkuan në dhomat e zhveshjeve barazim pasi Ishujt Faroe shënuan gol në minutën e fundit të pjesës së parë. Në të dytën, kuqezinjtë u treguan më agresivë. Në minutën e 50 Asllani shënoi një super gol. Qetësia do të vinte vetëm në minutën e 91 kur Ernest Muçi shënoi golin e tretë falë një aksioni shumë të bukur.

Kështu Shqipëria merr tre pikë me vlerë dhe ngjitet e dyta në grup. Një dhuratë për kombëtaren erdhi edhe nga Kishinjevi. Moldavia fitoi me rezultatin 3-2 përballë Polonisë, një nga ekipet pretendente të grupit E. Aktualisht Çekia është në vendin e parë me 7 pikë, Shqipëria 6 pikë, Moldavia 5 pikë, Polonia 3 pikë dhe Ishujt Faroe 1 pikë.

Ndeshjet janë të vlefshme për eliminatoret e Euro 2024.

Share This Article