Festa e lojtarëve dhe fjalimi i Sylvinho-s: Duhet të ktheheni duke ëndërruar

albnews
By
1 Min Read

9

Pasi mori 6 pikë në ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë festuar në dhomat e zhveshjes.

Federata ka publikuar edhe një video të shkurtër teksa futbollistët këndojnë së bashku “O sa mirë me qenë shqiptarë”. Ndërkohë, është publikuar edhe fjalimi i trajnerit Sylvinho, i cili i ka thënë lojtarëve ndër të tjera që duhet të kthehen duke ëndërruar.

“Dua t’ju shoh të gjithëve në sy. E merituat, festoni dhe duhet të ktheheni duke ëndërruar”, ka thënë Sylvinho.

Share This Article