Eurobondi, Shqipëria emeton 650 milionë euro për 7 vite

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama u shpreh përmes një postimi në rrjetet sociale se Shqipëria u vlerësua pozitivisht  nga tregjet e kapitaleve pas daljes në Eurobond në kërkim të financimit të ekonomisë post- covid.

Ndërkohë, mësohet se vendi ynë ka arritur të emetojë një eurobond 7- vjeçar me vlerë 650 milionë euro nga tregjet ndërkombëtare me interes 3.62%.

Bëhet me dije se nga ky eurobond 200 milionë euro janë rifinancim, kurse pjesa tjetër prej 450 milionë eurosh është borxh i ri për Shqipërinë.

Sipas ekspertëve, përqindja e interesit vlerësohet si tepër e favorshme, pasi vendi fqinj, Maqedonia e Veriut ka emetuar një eurobond dy javë më parë me interes më të lartë edhe pse ka vlerësim më pozitiv në Bankën Botërore.

Share This Article