Europa shënjestron diplomatët rusë, në një javë 47 dëbime

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas nisjes së luftës në Ukrainë, shumë vende europiane kanë marrë masa kundër Moskës, mes të cilave është edhe përjashtimi i diplomatëve rusë. Këtë javë, numri i vendeve që kanë zgjedhur të përjashtojnë diplomatët e Kremlinit është shtuar. Sot listës i është shtuar Belgjika dhe Hollanda, raportoi BBC.

Lista e përjashtimeve nga vendet europiane në një javë:

-Belgjika ka dëbuar 21 diplomatë rusë për spiunim dhe kërcënim për sigurinë, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të vendit.

-Ministria e Jashtme holandeze ka thënë se ka dëbuar 17 agjentë të inteligjencës ruse, të cilët ishin akredituar si diplomatë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Irlandës, Simon Coveney, tha se katër zyrtarëve të lartë rusë u është kërkuar të largohen nga vendi sepse aktivitetet e tyre nuk përmbushnin standardet ndërkombëtare të sjelljes diplomatike.

-Maqedonia e Veriut urdhëroi dëbimin e pesë diplomatëve rusë nga vendi të hënën.

Dëbimet e kësaj jave pasojnë një varg lëvizjesh të ngjashme të bëra nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende anëtare të Bashkimit Evropian që nga fillimi i luftës.

Share This Article