12 viktima dhe 33 të plagosur, detajet e sulmi rus mbi ndërtesën në Mykolaiv

albnews
By
1 Min Read

Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës, kanë njoftuar detajet mbi sulmin e forcave ruse mbi një ndërtesë qeveritare.

Sulm i cili u raportua fillimisht nga presidenti Volodymir Zelensky në një adresim për Parlamentin danez.

Shërbimet e Emergjencës sqaruan se si pasojë e sulmit kanë humbur jetën të paktën 12 persona dhe janë lënduar 33 të tjerë.

Sulmi i forcave ruse vuri në shënjestër  zyrën e guvernatorit ushtarak rajonal të rajonit jugperëndimor të Ukrainës Mykolaiv.

“Ata  goditën ndërtesën e administratës rajonale, prishën gjysmën e ndërtesës, goditën zyrën time. Shumica e njerëzve u shpëtuan për mrekulli”, tha guvernatori Vitalii Kim në një postim në rrjetin Telegram.

Share This Article