F1H2O 2024/ “Formula 1” në Pogradec, Rama: Shqipëria Turistike ngjitet në nivel të ri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Shqipëri do të organizohet vitin e ardhshëm një nga garat e kampionatit botëror të Formula 1 me motoskafë, e njohur edhe si F1H2O.

Kryeministri Edi Rama njoftoi se Pogradeci do të jetë qyteti që në muajin korrik 2024 do të mirëpresë 43 skuadra nga e gjithë bota.

Gara në F1H2O zgjat mesatarisht 45 minuta dhe do të zhvillohet përgjatë pistës ujore të liqenit të Pogradecit, ku po punohet për të përmbushur kushtet e kërkuara teknike dhe të sigurisë.

Dhe me FORMULA 1 të garave botërore të ujit, e cila vjen në Pogradec në korrik 2024, si pararendëse e FORMULA 1 në garat me makina, që do të vijë në Elbasan pas pak vitesh, kur të kemi përfunduar cirkuitin e kaluar të gjitha testet e kërkuara, ju uroj një ditë të mbarë,” shkroi kryeministri Rama në Facebook.

Kreu i qeverisë shtoi se ky zhvillim është në vazhdën e ofertave turistike që ofron Shqipëria dhe që e kanë ngjitur atë në një nivel të ri botëror.

F1H2O organizon gara në vende të ndryshme të botës, si Itali, Francë, Britani apo Abu-Dabi.

Drejtuesit e motoskafëve lëvizin nëpër kthesa e pengesa me mjetet e tyre, të cilat arrijnë shpejtësinë deri 250 km/orë. 

Share This Article