Facebook ka mbyllur 2632 faqe, llogari dhe grupe në platformën e tij dhe atë të Instagramit, me akuzën se janë të lidhura kryesisht me Iranin dhe Rusinë.
Këto profile janë cilësuar si mashtruese dhe jo të vërteta, njoftoi kompania sot në një çast që është prekur nga një seri skandalesh dhe polemikash në lidhje me mashtrimet në platformën e tij.
Ndonëse nuk jep të dhëna për asnjë për vendet dhe aktivitetin e këtyre llogarive, Facebook thekson se “këto faqe kanë përdorur procese informatike që kanë krijuar rrjete llogarish me synim mashtrimin e përdoruesve mbi identitetin dhe aktivitetine tyre”.
Në detaj, rrjeti social thekson se ka mbyll 1907 faqe, grupe dhe llogari në Facebook dhe Instagram të lidhura me Rusinë, 513 të lidhura me Iranin dhe 212 me vende të tjera./ATSH/