Zvicra e pafat, barazon me Danimarkën

albnews
By
1 Min Read

Zvicra ka barazuar sonte me Danimarkën, në ndeshjen që është zhvilluar për kualifikim në Euro 2020.

Zvicra deri në minutën e 84-tër ishte duke udhëhequr bindshëm me rezultat 3-0, por më shënimin e golit të parë, danezët morën kontrollin e lojës duke arritur që në minutat shtesë të barazojnë rezultatin, ashtu siç bënë edhe në miqësoren me Kosovën javën e kaluar.

Granit Xhaka shënoi golin e dytë për Zvicrën, por që ky gol nuk mjaftoi t’ia sjell fitoren helvetikëve.

Zvicra dhe Danimarka bëjnë pjesë në Grupin D të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të Futbollit “Euro 2020”.

Irlanda e kryeson Grupin D me 6 pikë, e dyta është Zvicra me 4 pikë, kurse Danimarka e treta me vetëm 1 pikë.

Share This Article