Fansat revoltohen keq me Jennifer Lopez

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, Jennifer Lopez, është parë këto ditë në ‘humorin’ e saj më të keq, teksa ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Ben Affleck.

Madje së fundmi, ylli i muzikës ka bërë një gjest aspak të këndshëm, i cili ka revoltuar shumë fansat dhe është kritikuar nga shumë të tjerë.

Teksa po shkonte në ‘MC Donalds’ me Affleck, Lopez iu ka drejtuar nga xhami i makinës gishtin e mesit paparacëve.

Këngëtarja në pamje të parë dukej shumë e lodhur e gjëja e fundit që donte të shihte ishin paparacët të cilët ajo i ‘përshëndeti’ në një formë aspak mikpritëse.

Menjëherë shumë e kritikuan për këtë gjest aspak të bukur, por kishte edhe të tjerë që e mbrojtën aktoren. Sipas tyre, Jennifer Lopez ka nevojë për privatësinë e saj.

Megjithatë vlen të theksojmë se së fundmi këngëtaren nuk e kemi parë në formën e saj më të mirë.

Fansat revoltohen keq me Jennifer Lopez
Share This Article