Në GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë, rinis seanca gjyqësore për Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin

albnews
By
1 Min Read

Ka nisur seanca gjyqësore ndaj Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin, për t’u njohur me rivlerësimin e masës së sigurisë, në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani në kryeqytet.

Seanca ishte përcaktuar të niste në orën 13:30, por u shty për në orën 18:00, pasi pala mbrojtëse kërkoi kohë për shqyrtimin e dosjes hetimore.

Ndërsa Fatmir Bektashi, për të cilin është vendosur masa detyrim paraqitje është shfaqur në këmbë dhe i buzëqeshur, i shoqëruar nga dy efektivë policie.

Share This Article