Fansi i ri theu hundën për një foto me Salahun

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shumë fansa të sportistëve do të bënin gjithçka për të takuar idhujt e tyre, por një fans i flaktë 11-vjeçar aksidentalisht mbeti me shumë gjak në një fotografi me yllin e Liverpoolit Mohamed Salah.

Lolis Fowler u përplas në një shtyllë dritash teksa bashkë me vëllanë Isaacun, 10-vjeçar, vrapuan duke e ndjekur veturën e sulmuesit. Ai ra në tokë dhe dyshohet se mbeti me hundë të thyer. Ngjarja ndodhi të shtunën.

Futbollisti vuri re se fansi i ri pati problem dhe u ndal për ta parë a ishte mirë, raporton “Sky”.

“Teksa po e thërrisnim ambulancën, pamë që Mo u kthye për të parë a ishin mirë fëmijët. Fëmijët po bërtisnin nga gëzimi ashtu që ai doli nga vetura dhe Isaacu e përqafoi. Mo ishte shumë i kujdesshëm dhe i sjellshëm me djemtë dhe i bëri të ndihen shumë më mirë”, ka thënë Joe Cooper, njerku i Louisit

Share This Article