Fati i Ervis Martinaj? Ja si përgjigjet Taulant Balla

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në konferencën për mediat, ku bëri bilancin e 2023, Ministri Balla iu përgjigj interesit të medias lidhur me fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, i zhdukur tashmë prej muajsh.

“Unë e kam marrë detyrën më 15 korrik 2023, edhe kjo çështje ka qenë një prej çështjeve të orëve të para në detyrë, mbetet një sfidë e pazgjidhur ende referimi përfundimtar në gjykatë.

Policia ka shumë informacion për këtë çështje, por sa kohë që dokumentimi i plotë i saj kërkon ende kohë, e kam thënë edhe më parë, ju garantoj që kur të kemi një pasqyrë të plotë të gjithë kësaj çështje, mezi pres të dal para jush.

Është një ngjarje e rëndë, e rëndësishme, që ka të bëjë më gjithë këto indikatorë të rëndësishëm. Po bëjmë gjithçka është e mundur për t’i shkuar deri në fund. Nuk dua të hy më në detaje, janë informacione të klasifikuara sekret” tha Balla.

Share This Article