Fëmijët po e vuajnë krizën e Libanit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kriza e rëndë, që ka pllakosur Libanin, e ka përkeqësuar jashtëzakonisht shumë gjendjen e fëmijëve, vlerësohet në një raport të Kombeve të Bashkuara.

Varfëria e madhe po godet më së shumti shtresat më të ndjeshme, si të miturit. OKB-ja ka alarmuar për fëmijë që janë shtrirë në spitale për shkak të kequshqyerjes.

Edhe shkollat kanë raportuar për fëmijë që po e pësojnë për shkak të krizës më të madhe ekonomike të Libanit në 150 vitet e fundit, raportojnë mediat e huaja.

Agjencia për Fëmijë e OKB-së ka paralajmëruar mjerimi i madh po rrezikon edhe të ardhmen e fëmijëve libanezë.

Share This Article