4,8 miliardë euro për punëtorët e qymyrit që do të dalin në pension

albnews
By
1 Min Read

Qeveria gjermane ka lënë mënjanë 4,81 miliardë euro, në mënyrë që të mbështesë punëtorët që janë duke dalë në pension dhe që do të humbasin punën e tyre si pjesë e planit për t’i dhënë fund përdorimit të qymyrit deri në vitin 2038.

Sipas një projektligji nga Ministria e Ekonomisë, kostoja vlerësohet të jetë një maksimum prej 4,81 miliardë eurosh mes viteve 2020-2043.

Në dokument thuhet se dy të tretat e shumës do të mbulohen nga qeveria federale dhe e një e treta nga shtetet e prekura nga përfundimi i përdorimit të qymyrit.

Share This Article