Fëmijët që shpëtuan nga tërmeti, Rama i takon me Ronaldon

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Yjet botërore të futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Gianni Luigi Buffon, kanë takuar dy fëmijët që shpëtuan nga tërmeti që goditi Shqipërinë më 26 nëntor.

Të dy kishin shpëtuar pasi ishin hedhur nga ballkoni i ndërtesës ku jetonin.

Të dy kanë marrë ndërresat e yjeve të Juventusit me  nënshkrimet e tyre.

Ngjarjen e ka transmetuar live në profilin e tij në Facebook, kryeministri shqiptar Edi Rama.

“Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, e që pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime”, ka shkruar Rama.

Rama ua kishte premtuar të dy fëmijëve një gjë të tillë kur i kishte vizituar ata në spital.

Share This Article