Krimi në familje trondit Shkodrën, burri vret gruan me automatik dhe më pas vetëvritet

albnews
By
1 Min Read

Krimi brenda familjes ka tronditur këtë pasdite Shkodrën, ku një burrë ka vrarë me armë zjarri gruan e tij dhe më pas edhe veten.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e çiftit në lagjen “Ahmet Haxhia”, Shkodër.

Shtetasi Fadil Bandulla, 79 vjeç dyshohet se ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij shtetasen Sanije Bandulla, 83 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se  shtetasi Fadil Bandulla ka varrë bashkëshorten dhe më pas veten.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh por trupat e viktimave janë konstatuar vetëm sot.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, vijon punën për sqarimin e plotë të  rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Share This Article