Brenda një dekade, sasia e plastikës në oqeane, mund të trefishohet, nëse nuk merren masa për frenimin e fenomenit. Një raport i qeverisë britanike tregon se plastika, nuk është e keqja e vetme me të cilën përballet detet e botës. Ato i kërcënon edhe rritja e nivelit, ngrohja e oqeaneve e ndotja. Në dokument theksohet se “Rritja e Popullsisë do të bëjë që njerëzit t’i hedhin sytë nga oqeani për ushqim, ndaj përpjekjet për mbrojtjen e tij duhen parë edhe si një mundësi e mirë ekonomike”.