Protestohet në Mitrovicë kundër dhunës seksuale, kërkohet publikimi i emrave të përdhunuesve

albnews
By
1 Min Read

Në Mitrovicë është protestuar kundër përdhunuesve e ngacmuesve seksualë.

Atje ka protestuar edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

Ajo në rrjetin social “Facebook”, ka publikuar fotografi nga atje.

Kërkesa kryesore e kësaj proteste ishte që emrat e përdhunuesve të publikohen.

Postimi i plotë:

“Thuani emrat e përdhunueve e ngacmuesve seksualë”, ishte kërkesa e shumë protestuesve në Mitrovicë, të cilët sot marshuan në qytet duke kërkuar drejtësi për viktimat.

Dhuna seksuale që përjetoi vajza e mitur në Mazhiq të Mitrovicës nuk është rasti i vetëm me të cilën po përballet shoqëria jonë.

Raportimet për raste të tilla kanë vazhduar….

Share This Article