Fenomeni ‘përshpejtimi i papritur’ i Tesla-s, makina ndahet në dysh në Vankuver

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një automjet Tesla ka shtuar papritur shpejtësinë në mënyrë të pakontrolluar dhe është përplasur në një kryqëzim hekurudhor në perëndim të Vankuver duke përfunduar e shkatërruar.

Disa agjenci shtetërore që kanë hetuar incidente të ngjashme të humbjes së kontrollit të makinave Tesla me “përshpejtim të papritur”, thonë se hetimet janë në vijim.

Sipas North Shore News, u tha se makina kishte shtuar shpejtësinë papritur dhe u përplas me shpejtësi me ngritjen e ndarjes hekurudhore, duke u ndarë në dy pjesë. Shoferi dhe pasagjeri në makinë kishin shpëtuar pa marrë plagë kërcënuese për jetën.

Megjithse arsyeja e përshpejtimit të papritur është e paditur, policia tha se po shikon për një problem të mundshëm teknik, ose një gabim të shoferit.

Por ky nuk është rasti i parë i problemeve të tilla me këtë tip makinash pasi administrata kanadeze ka hapur një hetim të veçantë për humbje të papritur të kontrollit të automjeteve elektrike, disa prej të cilave i janë atribuuar gabimeve të shoferit.

Share This Article