“Vuçiç po bën lojë psikologjike, s’do të japë dorëheqjen”

albnews
By
1 Min Read

Gazetari Lirim Mehmetaj është shprehur se lajmi për dorëheqjen e Aleksandër Vuçiç, është një lojë psikologjike që po luan ky i fundit.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se kjo lëvizje vjen pasi presidenti serb nuk e ka pranuar asociacionin e komunave me shumicë serbe. Megjithatë ai theksoi se Vuçiç nuk do të japë dorëheqjen.

“Unë nuk besoj se Vuçiç do të japë dorëheqjen, është një lojë psikologjike që Vuçiç e bën  në raport me votuesit e tij.

Ajo që ka ndodh është se Vuçiç nuk e ka pranuar asociacionin e komunave me shumicë serbe  dhe rrjedhimisht as nuk do shkohet në negociata për marrëveshjen finale.

Përshtypja ime është se asociacioni i komunave me shumicë serbe është pranuar nga pala kosovare. Kjo i është thënë Vuçiç në Beograd e tashmë është hapur rruga për negocimin e marrëveshjes bazë.

Këtu është momenti kritik për Vuçiç, por që të japë dorëheqje nuk e besoj”- tha ai.

Share This Article