Fitorja e Kupës së Botës nga Argjentina, për shumë tifozë, i ka vendosur vulën debatit mbi lojtarin më të mirë të historisë. Shumë mendojnë se tashmë që fitoi titullin e vetëm që i mungonte, Leo Messi është njëshi pa asnjë diskutim.
Por, ajo që nuk pritej, ishte që një organizëm zyrtar si FIFA të prononcohej në këtë debat, por është pikërisht kjo që ka ndodhur. Llogaria zyrtare e Kupës së Botës FIFA (@FIFAWorldCup) postoi mbrëmjen e djeshme në Twitter se debati është i mbyllur tashmë dhe GOAT-i është pikërisht Leo Messi.
Menjëherë, ky postim u “përmbyt” nga komentet. Tifozët e Messit e mbështesnin, ndërsa të tjerët e quajtën mungesë paanshmërie nga FIFA, që, sipas tyre, nuk po tregonte respekt ndaj emrave si Pele apo Maradona.
Pak orë më vonë, FIFA e fshiu postimin.