Luftëtari pa këmbë fiton në debutimin e tij në MMA

albnews
By
1 Min Read

Zion Clark, një 24-vjeçar i lindur pa këmbë, ka fituar në debutimin e tij në artet marciale mikse ndaj Eugene Murray.

Djali nga Ohajo ka si qëllim që të marrë pjesë në Lojërat Paralimpike të vitit 2024 dhe duket se është në rrugën e duhur.

Ai është shumë i famshëm edhe në rrjetet sociale, pasi ka 1 milion ndjekës në Instagram dhe është pjesë e një dokumentari në Netflix.

Objektivi afatshkurtër i Zion Clark është që të bëhet luftëtari i parë pa këmbë në UFC.

https://twitter.com/espnmma/status/1604986286670069760
Share This Article