Filipçe nënshkruan marrëveshjen për 200 mijë vaksina kineze

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe e ka nënshkruar Marrëveshjen për blerjen e  vaksinave kundër  Covid-19 nga prodhuesi kinez “Sinofarm”.

Me Marrëveshjen Maqedonia e Veriut nga kjo kompani siguron 200 000 vaksina të cilat do të arrijnë në muajin shkurt. Data e saktë do të dihet kur të arrijnë të gjitha informacionet lidhur me dërgesën do të dihen ditëve në vijim. Ministria e Shëndetësisë duke respektuar urdhëresën e Marrëveshjes për fshehtësi, në pajtim me politikën globale të të gjitha kompanive për prodhim të vaksinave, përfshirë edhe “Sinofarm”, të dhënat që i përmban Marrëveshja mbeten të besueshme.

Vaksinat nga Kina në vendin tonë do të arrijnë në aeroportin e Shkupit. Është bërë plan i detajuar për transportin e  vaksinave nga aeroporti deri tek operatorët ekonomik të cilët janë të obliguar për t’i depozituar sasitë e vaksinave dhe më pas edhe plani për destribuim deri tek pikat  e vaksinimit ku do të realizohet procesi i vaksinimit.

Share This Article