Filipçe paralajmëron karantinë në Maqedoni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Repartet e sëmundjeve infektive po mbushen me shpejtësi në të gjithë vendin. Kumanova, Strumica dhe Velesi mbetën pa vende të lira nëpër spitale dhe 18 pacientë me Covid-19 u dërguan në spitalet në Shkup.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se ditët e fundit më shumë pacientë pranohen në spitale sesa lëshohen. Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup ka edhe 10 vende të lira, ndërsa mundësitë janë të mëdha të aktivizohet spitali i improvizuar.

“Spitali modular pranë Klinikës së Sëmundjeve Infektive është gati dhe mund të jetë në funksion. Kemi edhe kuadër të gatshëm të menaxhojnë fizikisht punën e pacientëve që do të vendosen atje. Pajisjet tashmë janë vendosur, dhe menjëherë mund të vihen në punë”, tha Venko Filipçe.

Përveç plotësimit të kapaciteteve, problem është edhe largimi i mjekëve dhe infermiereve nga repartet e sëmundjeve infektive në klinikat shtetërore në spitalet private.  Një mjeke nga Klinika e Sëmundjeve Infektive dha dorëheqje, ndërsa përfundimisht largohen edhe tre infermieret që nuk u bindën as nga takimi me ministrin. Njoftim për largim ka edhe nga shefja e repartit të infektologjisë  në spitalin “8 Shtatori”.

Share This Article